Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar

Kosovo's President Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo police on Friday raided several locations in a Serb-dominated area of the country's north, where weekend violence left one Kosovo police officer and three Serb insurgents dead and further strained relations between Serbia and its former province. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për rastin tronditës, vrasjën e Liridona Murselit më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Ajo në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Vrasja e Liridonës është krim monstruoz që duhet të marrë denimin e merituar.

Njoftimi i Plotë:

Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.

/PrishtinaPress/

Exit mobile version