Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Goranëve.
Ajo thotë se traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.
”Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.
Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran.
Urime Dita e Goranëve!”.