1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani thotë se sektorin privat do ta bëjnë më atraktiv për punësim

Promovimi i koordinuar i potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimi i dialogut publiko-privat, ishin në thelb të diskutimit gjatë një takimi që Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, mbajti me strukturat udhëheqëse të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Duke folur para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Siç njofton OEAK, bë ndërlidhje me këtë çështje, Osmani inkurajoi përfshirjen aktive të sektorit privat përmes ofrimit të rekomandimeve konkrete.

“Ajo tha se dera e Zyrës së Presidentes do të jetë përherë e hapur për përfaqësuesit e sektorit privat, duke demonstruar vullnetin e saj për përkrahje dhe përpjekje të koordinuara. Presidentja tha se duke e fuqizuar sektorin privat në vend, e bëjmë atë edhe më atraktiv në aspektin e punësimit”, u tha në komunikatën e OEAK.

Duke folur për popullsinë e Kosovës, e cila vijon të jetë popullsia më e re në moshë në Kosovë, Presidentja tha se kapitali njerëzor është aseti më i rëndësishëm i Kosovës. Në ndërlidhje me këtë, ajo theksoi nevojën e investimit në zhvillimin e vazhdueshëm të kapitalit njerëzor.

Presidentja foli edhe për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takimin në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Presidentja Osmani foli edhe për kontributin e tejçmuar të ShBA-së në fuqizimin ekonomik por edhe subjektivitetit ndërkombëtar, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare.

Duke folur për sektorin e drejtësisë në vend, Presidentja tha se “progresi në aspektin ekonomik e social, do të duhej përcjellë edhe me fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të drejtësisë, si në aspekt të profesionalizmit, ashtu edhe në atë të integritetit, në mënyrë që sektori privat dhe segmentet e tjera të shoqërisë të mund të rrisin besimin në institucionet e drejtësisë dhe promovimin e parashikueshmërisë ligjore”.

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu foli edhe për rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve për promovimin e potencialeve për investime në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img