Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
“Diskutim përmbajtësor me kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si edhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve evroatlantike dhe anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë presidentja Osmani.