1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani takohet me presidentin e NDI-së, flasin për proceset demokratike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell, i cili ishte i shoqëruar nga Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë.

Përveç diskutimeve për rolin dhe punën e Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, Osmani vlerësoi lart angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

Osmani theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img