1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani realizon disa takime në Kongresin amerikan, ua potencoi se Serbia po e shkel marrëveshjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në ShBA, ka realizuar një sërë takimesh në Kongresin amerikan.

Këto takime, Osmani i ka zhvilluar në prag të vizitës në Universitetin e Harvardit në Boston, me ç’rast Presidentja është ftuar të jetë folëse kryesore.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Washington D.C. Presidentja Osmani është takuar me senatorin Chuck Schumer, senatorin Christopher Murphy, senatorin Ben Cardin, senatorin Marco Rubio, senatorin Steve Daines, kongresistin Steve Scalise, kongresisten Veronica Escobar, kongresistin Gary Palmer, si dhe në vijim do të takojë kongresisten Dina Titus”, njofton komunikata e Presidencës.

Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë.

“Ajo ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Kongresit për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë, duke theksuar se tashmë është krijuar një momentum i ri për zhvillime të reja në këtë drejtim”.

“Në frymën e raporteve historike të shkëlqyera me SHBA-të, Presidentja Osmani i ka falënderuar miqtë e Kosovës në Kongresin amerikan, duke përcjellur edhe mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e tyre për vendin tonë ndër vite”, thuhet tutje në komunikatë.

Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive.

Ajo ka potencuar edhe shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img