Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani po vazhdon bashkëpunimin me ndërkombetarët, mikëpritet në Bundesratin dhe Bundestagun gjerman!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani. Ajo në Berlin është pritur nga presidenti i Bundesratit, Peter Tschentscher.

Presidentja Vjosa Osmani po realizon një vizitë pune në Berlin me ç’rast ka pasur takime në dy dhomat e Parlamentit gjerman, Bundesrat dhe Bundestag, si dhe përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe të korit diplomatik.

Në takime të ndara me Presidentin e Bundesratit, z. Peter Tschentscher, dhe me anëtarët e Komisionit për punë të jashtme të Bundestagut, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që Gjermania ofroi për ndërtimin e demokracisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Ajo po ashtu konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në adresimin e sfidave të fundit në fushën e sigurisë

Exit mobile version