-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani për liberalizimin e vizave, “Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani reagoi në lidhje me vendimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.

Osmani përmes një statusi në Facebook ka shkruar se qytetarët më në fund do të lëvizin lirshëm më 1 janar 2024.

Ajo këtë mërit ia dedikoj popullit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img