3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani nuk do të mund ta dekretojë një ligj deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale do të mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Telegrafin se ligji në fjalë është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik.

Kupina ka thënë se “pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit”.

“Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të refuzojë kërkesën e PDK-së që të pezullojë të gjitha vendimet që janë marrë në seancën e Kuvendit të mbajtur më 13 korrik, e cila njihet edhe si “seanca e grushteve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img