Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani në një tjetër takim me ambasadorin Hovenier, bëhen të ditura temat që u diskutuan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një tjetër takim, ambasadorin e ShBA-së në vendin tonë, Jeff Hovenier.

Kështu ka bërë të ditur vetë presidenca përmes një postimi të para pak çasteve, ndërsa janë publikuar edhe temat e diskutuara.

Siç mësohet, në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.

 

Exit mobile version