Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani në Ditën e Refugjatëve kujton luftën e fundit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se gjatë asaj periudhe, më shumë se gjysma e popullsisë janë bërë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit.

“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Dita e Refugjatëve u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.

Exit mobile version