4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani mbron Ambasadorin Martin Berishaj, fajëson mediat

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është deklaruar për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni.

Ajo e mbrojti ambasadorin Berishaj për të cilin tha se gazetarët po konstatojnë një shpifje të cilën ambasadori do ta dërgojë në organet e drejtësisë në Slloveni.

Osmani e arsyetoi këtë mendim të saj duke thënë se asnjë gjykatë nuk ka konstatuar se ambasadori kosovarë, Martin Berishaj ka bëtë shkelje.

“Është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Republikës së Kosovës që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë dhe për të cilën ambasadori Berishaj i ka mohuar akuzat dhe ai do ta padit portalin. Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur i mohon akuzat e tilla dhe pastaj bashkërisht e presim vendimin e organeve të drejtësisë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Madje Osmani duke e cituar presidentin e ShBA-së, Biden i akuzoi mediat për dezinformim lidhur me lajmin me fjalë.

Ajo këto komente i bëri gjatë konferencës për media me presidentin e Lituanisë i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img