1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mbi dy dekada pasi Sllobodan Millosheviq shkatërroi Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, tash presidenti serb, të cilin Osmani e quan toger i Vuçiqit, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që është arritur në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Osmani ka thënë se Kosova do të punojë më aleatët dhe s’do të lejojë që të zhbëhet paqja, liria dhe bashkëjetesa mes komuniteteve.

“Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën,  togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img