5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani flet për raportet me Kurtin: Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta me kryeministrin

Presidentja Vjosa Osmani , ka pranuar sot se ndonjëherë kanë debate me kryeministrin Albin Kurti. 

Ajo në një intervistë për “Rtv Dukagjini”, tha se debatet nuk i kanë aq serioze sa të mos tejkalohen.

“Sinqerisht, mua në fillim kur më thanë që kishte debate për këtë gjë, mua nuk mu kujtua se për çka kemi qenë duke fol në këtë moment. Pastaj e kujtova që ka qenë një diskutim rreth ligjit për zgjedhje të përgjithshme dhe nuk ka qenë diçka serioze, e tejkalohet pa asnjë problem për të cilën jemi duke punuar që të tejkalohet”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se debatet janë normale dhe të shëndetshme në demokraci dhe ndonëse ka pasur diskutime të zjarrta me kryeministrin Kurti, ato nuk janë serioze saqë të mos tejkalohen.

“Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta, kemi por kjo nuk ka qenë një prej tyre. Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund gjithmonë e gjejmë një rrugë përpara dhe një mirëkuptim. Është me rëndësi qëllimet ti kemi të përbashkëta, qëllime që kanë të bëjnë me një Kosovë çdo ditë e më të suksesshme, çdo ditë e më të fuqishme edhe brenda edhe jashtë sepse fuqizimi i ynë përbrenda reflekton edhe ndërkombëtarisht natyrshëm që çdo ditë marrim vendime që janë në interes të qytetarëve tanë”.

E para e shtetit ka deklaruar se ndonëse ka dallime në rritjen dhe të kaluarën politike, këto nuk duhet të pengojnë progresin e Kosovës.

“Edhe pse ne jemi rritur ndryshe politikisht, kemi të kaluar të ndryshme politike kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë që këto dallime dhe këto ndryshime ta dëmtojnë Kosovën dhe kemi filluar nga dita e parë e bashkëpunimit mbi këtë prizmë që edhe kur kemi ndryshime edhe kur kemi dallime të bëjmë debate sado të gjata por në fund t’a arrijmë një qëndrim të përbashkët i cili është në interes të qytetarëve të Kosovës”, vijon ajo.

Në fund, Osmani ka përmendur se bashkëpunimi dhe synimet e përbashkëta janë thelbësore për të avancuar interesat e vendit, duke theksuar nevojën për bashkëpunim edhe në rastet kur institucionet kanë kompetenca të ndara por që ndonjëherë ato gërshetohen.

“Nuk është mirë që gjithmonë të pritet që të kemi qëndrime identike sepse është edhe brenda familjes, njeriu nga njëherë ka mendime të ndryshme por edhe brenda familjes së njëjt politike njerëzit kanë dallime. Ne jemi dy institucione të ndryshe, kemi kompetenca të ndara por në shumë raste ato edhe gërshetohen prandaj është edhe e domosdoshme që të bashkëpunojmë dhe t’i kemi synimet dhe qëllimet e përbashkëta”, ka përfunduar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img