Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kaluar ditën së bashku me ushtarët amerikanë.
Osmani, ushtarët amerikanë dhe miqtë e Kosovës festuan Ditën e Falenderimeve.


“Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit” ka shkruar Osmani në facebook.
Presidentja ka shtuar se miqësia e Kosovës me ShBA-në është më e fortë se kurrë.


