Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani diskuton me homologun gjerman për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Berlin.

Ajo tha se në kuadër të margjinave të “SOWG Berlin, 2023”, ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Me homologun e saj, Osmani tha se pati rastin që të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Gjermani, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar ajo në Twitter.

Exit mobile version