Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga KFOR.

Sipas njoftimit, Barduani ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një Kosovë paqësore dhe stabile nëpërmjet zbatimit të mandatit të tij të gjatë në OKB.

Ai gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.

Barduani vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë të KFOR-it me BE-në në terren, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në kumtesë.

Exit mobile version