1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani dekreton anëtarin e PDK-së dhe të koalicionit VAKAT në KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ilir Gashin e PDK-së dhe Cemajl Kurtisin e koalicionit VAKAT si anëtarë të rinj të KQZ-së.

Presidenca përmes një njoftimi në uebfaqen e saj ka njoftuar se dy anëtarët e rinj janë bestuar sot para presidentes Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas analizimit të Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të tjerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar në këtë Komision, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ćemailj Kurtiši nga koalicioni Vakat. Në ceremoninë e betimit para Presidentes, dy anëtarët e rinj të KQZ-së deklaruan se do t`i kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img