Site icon PrishtinaPress

Presidentja Osmani bisedon me Princin William për bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur veçuar një takim me Princin William të Wales-it, gjatë një ngjarjeje në Singapor.

Ajo thotë se me Princin William, diskutimet e tyre patën fokus bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, specifikisht në temat e mbështetjes së rinisë në projekte të ndryshme, transmeton klankosova.tv.

”Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë ”Earthshot Prize” në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”.
Exit mobile version