Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është bërë me këshilltare të re. Dora Musa i është bashkuar kabinetit të presidentes së Kosovës.
Përmes në shkrimi, Musa ka bërë të ditur se ajo është pjesë e presidencës që nga viti i kaluar.
Ajo ndër tjerash ka falënderuar presidenten për besimin dhe vlerësimin e punës së saj.
Shkrimi i plotë:
“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që nga muaji i kaluar i jam bashkangjitur Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, si Këshilltare. Falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Presidentes Osmani për besimin e dhënë dhe vlerësimin e punës sime për gjysmë dekade në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Praktikat dhe njohuritë e fituara ndër vite, tani më do t’i shpalos në Zyrën e Presidentes me synimin e vetëm të krijimit të një mjedisi ekonomik, social dhe mjedisor sa më të qëndrueshëm në Kosovë. Në fund, do të doja të falënderoja ekipin e INDEP për mundësinë e ofruar ndër vite për avancimin tim profesional”, ka shkruar ajo.