0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja Osmani: 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 22 vjetorit të sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo datë ka ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë.

Ajo ka thënë se Kosova sot nderon viktimat e këtij sulmi dhe riafirmohen përpjekjet e vendit tonë për vlerat që definojnë miqësinë me Amerikën.

“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm.????????????????“, ka shkruar presidentja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img