Site icon PrishtinaPress

Presidentja nesër shkon në Dragash

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, nesër viziton komunën e Dragashit.

Me këtë rast, Presidentja Osmani do të marrë zhvillojë një sërë takimesh.

Në orën 11:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në orën 11:40, Presidentja Osmani do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.

Në orën 12:10, Presidentja Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media.

Exit mobile version