9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja në Kolumbi, me homologun e saj thotë se bisedoi për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kolumbi, raporton Gazeta Sinjali. 

Ajo atje u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro. 

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruan Osmani. 

Postimi i plotë i Osmanit: 

🇽🇰
🇨🇴

Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro 

Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img