Site icon PrishtinaPress

Presidentja me Nurajin 7 vjeç: Thirrje për sa më shumë arsimim të vajzave dhe grave rome

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, bashke me Nurajin 7-vjeçare me thirrjen për sa më shumë arsimim të vajzave dhe grave rome.

Osmani shkruan:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, së bashku me Nurajin 7-vjeçare, bëmë thirrje për sa më shumë arsimim të vajzave dhe grave rome.

Kjo është rruga më e mirë drejt suksesit dhe prosperitetit të të gjithë shtetit tonë dhe në këtë rrugë do ta keni mbështetjen time të vazhdueshme!

Gëzuar Nurajit dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom, të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë.

Exit mobile version