0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja kroate: Arabia Saudite dhe Katari po ndikojnë në Ballkan përmes xhamive

“Kërcënim për stabilitetin në Europën Juglindore përbën ndikimi në shtim i Arabisë Saudite dhe Katarit”. Kështu u shpreh Kolinda Grabar – Kitaroviq para studentëve të Universitetit Lund, ku mbajti ligjëratën “Europa Juglindore – poligon dëshmim të vendosmërisë dhe të solidaritetit europian dhe euroatlantik”

Presidentja e Kroacisë gjatë vizitës së paradokohshme në Suedi ka thënë se Katari dhe Arabia Saudite po e shtrijnë ndikimin e vet në popullatë përmes ndërtimit të xhamive dhe investime të tjera, raporton Index.hr, transmeton Koha.net.

“Vendet e pasura të Lindjes së Afërt kanë të drejtën të ndihmojnë myslimanët, por nuk kanë të drejtën të përzihen në politikë. Ne këtë në asnjë mënyrë nuk e pranojmë. Por as të tjerët nuk do të duhej të toleronin”, u shpreh presidentja kroate.

Ajo u tha profesorëve dhe studentëve se bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Europian dhe NATO-ja në dhjetëvjetëshin e shkuar kanë shpërqendruar kujdesin dhe interesimin në Europën Juglindore.

Eksportojmë armë në Arabinë Saudite dhe po ftojmë investitorët nga Katari”, tha ajo dhe pastaj përmendi rreziqet për stabilitetin në rajon duke rikujtuar përpjekjen për grushtshtet në Mal të Zi, përkatësisht episodin e spiunëve rusë, që ende nuk është hetuar deri në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img