Site icon PrishtinaPress

Presidentja kërkon që Kosova të pranohet në NATO: Serbia nuk është neutrale ajo po qëndron me Rusinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vlerësuar se Serbia është rreshtuar krahas Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.

Përmes një publikimi në Twitter, Osmani tha se Serbia nuk është neutrale.

“Serbia nuk është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, shkroi Osmani.

Poashtu Vjosa Osmani ka deklaruar se shtetet demokratike, përfshirë Kosovën po qëndrojnë me Ukrainën.

Poashtu ajo ka bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO.

Exit mobile version