Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë dhënë dorëheqje të hënën.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Pas pranimit të kërkesës, Presidentja i është drejtuar KQZ-së për të pranuar rekomandimet e emrave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr”, ka deklaruar Kupina të martën.
Deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj nga i njëjti subjekt politik.