Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vizitojë sot Komunën e Mamushës.
Kështu ka njoftuar zyra e presidencës përmes kumtesës.
Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një varg aktivitetesh:
Në orën 13:45, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. Pas këtij takimi, do të ketë prononcim për media.
Në orën 15:20, Presidentja Osmani viziton Qendrën për fuqizimin e grave mbështetur nga UN Women dhe Instituti “Junus Emre”
Në orën 16:10, Presidentja Osmani do ta vizitoj fabrikën e prodhimit të thasëve NTP Birlik.