Site icon PrishtinaPress

Presidentja ftohet në Samitin për Demokraci, e bën publike ftesën e Presidentit Biden

Presidentja, Vjosa Osmani e ka konfirmuar se Kosova është ftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

E para e shtetit ka publikuar në “Facebook” ftesën zyrtare nga Presidenti Biden.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

Ky është njoftimi i plotë:

Exit mobile version