Site icon PrishtinaPress

Presidentja e zbulon në Strasburg se Kosova është duke përgatitur draft statut për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se drafti i propozuar nga Rama nuk është ndarë me institucionet e Kosovës, mirëpo shtoi se Kosova është duke përgatitur një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk është një draft i cili është i ndarë me inttiucionet e Kosovës. Kurdo që e kemi mundësine e parëe të takoheni, do të diskutojmë. Ajo çka dua unë të them është kjo, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë obligime në procesin e dialogut në Bruksel që insttiucionet e repuvlikës së Kosovës ta përgadisin draftin. Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra shumë të rëndësishme, Kushtetutën tonë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari. Ekspertët po punojnë dhe draftet po konsolidohen. Pra, Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin ashtu siç e ka marrë obligim në këtë proces”, tha Osmani.

Exit mobile version