Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri. Ajo po pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”.
Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama.
Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë mëngjes zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë./Prishtinapress/