5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian i dërgon letër Kurtit, kërkon që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejt

Presidentja von der Leyen përmes një letre dërguar kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejtë. Përndryshe, ajo i ka premtuar Kosovës mbështetje në liberalizimin e vizave, e avancimin në rrugën evropiane.

Kryeministri, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidentja von der Leyen ka thënë se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo”, ka shkruar ajo dhe ka shtuar se “duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”..

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se e mirëpret zotimin e kryeministrit Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE.

Ursula von der Leyen ka thënë se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo, sipas saj, është thelbësore për progres në rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj.

“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”,  ka thënë presidentja von der Leyen.

BE-ja, sipas von der Leyen, gjithashtu qëndron përkrah Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë dhe mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike edhe nëpërmjet Planit për Ekonomi dhe Investime për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar në muajin tetor të vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img