Gazetari Valon Syla ka thënë se presidentja duhet të reagojë për raste të sulmeve ndaj qytetarëve pasi ajo përfaqëson të gjithë.
“Unë muj mos me dashtë Prindonit. Por Presidentja është e krejt popullit. Nuk mund ajo për teka personale të mos reagojë. Është e krejt popullit”, tha ai.
Syla shton se BIK-u nuk ka kontroll ndaj qytetarëve dhe kritikon Naim Tërnavën.
“Sa i përket BIK-ut, ata nuk mund t’i kontrollojnë këto policitë fetare dhe grupet e dhunshme. Ai kur e pa atë në Prizrenin me Mercedesin, ai shkoi që të afrohet me këto grupet ekstremiste, sepse i duhen për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. Ky është ai konformizmi që më shtyn të reagoj”, përfundoi ai.