Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po jep sinjale që nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë, dhe se Serbia asnjë marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel nuk janë duke e zbatuar.
“Ai e jep sinjalin qe nuk kanë ndryshuar, që nuk e kanë ndërmende të ndryshojnë, pra kontributi i tyre në proces është vetëm obstruksioni dhe kjo nuk është asgjë e re. Kjo ka ngjarë në këto 13 vite të dialogut. Deri më tani gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë, dhe kjo tregon që Interesimi i tyre asnjëherë nuk është që të kemi një proces konstruktiv, i cili i kontribuoni paqes afatgjate ”, ka thanë Presidentja Osmani.
Ajo tha se shpresa e saj është që komuniteti ndërkombëtarë do të fokusohet në një presion në raport me Serbinë, në mënyrë që të bindet edhe Serbia që takimi i 18 marsit në Ohër të zgjidhen shumë çështje që hapin rrugën drejt njohjes reciproke.
Osmani tha se modeli i cili është prezantuar, 15 nenet nuk kanë të bëjnë më asociacionin, ato sipas Presidentes janë të drejtash për pakicat.