Site icon PrishtinaPress

Presidentja: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar disa fjalë për Afrim Bunjakun, i cili u varros dje në vendlindjen e tij.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi”, ka shkruar Osmani.

“Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut”.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”!

Kujtojmë se në mëngjesin e së dielës, ora 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një është plagosur.

Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve serbë, kanë mbetur të vrarë tre sulmues.

Exit mobile version