Home Baner Presidentit, s’i përgjigjet opozita (VIDEO)

Presidentit, s’i përgjigjet opozita (VIDEO)

Opozita ka vendosur që përsëri t’i thotë Jo, ftesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore. Takimi i cili është thirrur nga vet Thaçi për këtë të premte, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë.
Përfaqësuesit opozitar thonë që ishte vet presidenti, ai i cili sa ishte kryeministër dhe po ashtu lider i PDK-së, e ka penguar përfundimin e reformës zgjedhore. E, vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje është caktimi i datës së zgjedhjeve.
Sipas, Lekajt ftesa nga presidenti po bëhet vetëm sa për të fituar kohë dhe ky i fundit të krijojë imazh për vetveten.

Exit mobile version