1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Vella: Malta mbështet liberalizimin e vizave, ka katër vjet vonesë në këtë proces

Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Osmani, presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se Malta e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka riktheksuar inkurajimin e Maltës për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave duke qenë se ka përmbushur të gjitha kriteret para disa vitesh… Katër vjet ka vonesë për liberalizimin e vizave. Kosova ka bërë çdo gjë që është kërkuar për liberalizimin e vizave”, tha presidenti Vella.

Vella ka shtuar se mbështet marrëveshjen e 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e pajtimit në mes dy vendeve. Presidenti theksoi se Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa.

“Nga perspektiva e gjerë rajonale ka qenë qëndrim afatgjatë i Maltës që Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa”, tha presidenti i Maltës, duke shtuar se perspektiva e zgjerimit është një prej veglave më të fuqishme të BE-së./Prishtinapress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img