0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti ukrainas bëri thirrje për “mbylljen e plotë të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për “mbylljen e plotë të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”.

“E keqja, e armatosur me raketa, bomba dhe artileri, duhet të ndalet menjëherë, të shkatërrohet ekonomikisht. Për të treguar se njerëzimi është në gjendje të mbrohet, është e nevojshme të konsiderohet një mbyllje e plotë e qiellit për raketat, avionët, helikopterët rusë.” tha ai në një mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook.

Zelensky shtoi se një shtet që kryen krime kundër civilëve nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Për një shtet të tillë duhet të mbyllen hyrjet në të gjitha portet, kanalet, aeroportet në botë. Një shtet i tillë nuk duhet të marrë qindra miliarda për eksportin e energjisë”. Të blesh mallra ruse tani do të thotë të paguash për vrasjen e njerëzve”, shtoi Zelensky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img