Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Presidenti Trump dhe kancelarja e fuqisë më të mëdha ekonomike në Evropë do të diskutojnë rreth financimit të aleancës së NATO’s dhe raportet me Rusinë, transmeton Express.
Ky takim do të ndihmojë të përcaktohet e ardhmja e aleancës euroatlantike dhe marrëdhëniet mes dy superfuqive botërore.
Presidenti amerikan do të kërkojë nga kancelarja gjermane mbështetjen për të bindur shtetet anëtare të NATO’së për të rritur financat në mbrojtjen e tyre.
Gjatë fushatës në zgjedhjet presidenciale, Trump kishte kritikuar kancelaren Merkel për lejimin e qindra mijëra refugjatëve në Gjermani, ndërsa ky është takimi i parë i tyre që nga janari, kur Trump u inaugurua president i SHBA’së.