Presidenti Hashim Thaqi përmes rrjetit tij social Facebook ja ka uruar djalit të tij Endritit ditëlindjen e 20-të, ndër tjera ka shkruar “dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë”.
Postimi i Presidentit në vijim:
Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të! HTH