Presidenti Hashim Thaçi ka marr sot pjesë në ceremoninë e organizuar Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), e cila ka organizuar një pritje me temën “Liderët e së nesërmes”.
Duke folur për kontributin e NDI-s në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se partitë politike janë themeli i pluralizmit dhe i demokracisë, prandaj është për t’u vlerësuar lartë puna që bëhet në fuqizimin e partive politike.
“Është e rëndësishme që ta ushqejmë vazhdimisht këtë proces të debatit për politikat që zbatojmë në shtetin dhe në shoqërinë tonë. Trajnimet e NDI kanë kryer mu këtë detyrë, të ushqejnë dhe të intensifikojnë këtë debat”, ka shtuar ai.
“Partitë politike në aktivitetet e tyre duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Politikat e partive politike duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Vizioni i partive politike duhet të jetë gjithëpërfshirës. Kam dëgjuar fjalë të mira për programin e NDI që keni ndjekur”, ka thënë ai.
Presidenti ka theksuar se ardhmja e Kosovës do të jetë e sigurt nëse liderët e të ardhmes do të promovojnë vlerat e gjithëpërfshirës, të dialogut e të bashkëpunimit.