Thaçi ka dhënë tri propozime për kabinetin qeveritar.
Thaçi ka propozuar të ndërtohet kompleksi rezidencial, të ndërtohet një muze, dhe një obelisk në Prishtinë.
“Së pari shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial, së dyti vuajtjet tona shekullore për liri, por kjo nuk mjafton kujtesës sonë kolektive i duhet një muze, që unë propozoj të quhet muzeu i pavarësisë që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Dhe së treti Prishtina ka nevojë për ndërtimin e një obelisku për lirin e pavarësinë e Kosovës që do të nderonim qytetarët tanë dhe të gjithë miqtë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka drejtuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti për nder të dhjetë vjetorin të pavarësisë.
Thaçi ka kërkuar nga qeveria të punojë shumë dhe të ndjek rrugën evropiane.
Ai ka thënë se qeveria do ta ketë mbështetjen e plotë të presidentit.
“Jemi në prag të shënimit të dhjetë vjetorit që për mua dhe për qytetarët tanë duhet të jetë një moment krenaria për rrugën e shtet ndërtimit. E ftoj qeverinë që të punojë me intensitet të madh për implementimin e MSA-së dhe agjendës evropiane. Mua më vjen mirë që në këto dhjetë vjet e shtetit tonë kemi shënuar progres, por jo aq sa e meritojnë qytetarët. Trendet janë pozitive dhe duhet të na motivojnë që të ecim përpara. Brenda kësaj periudhe kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendet fqinje. Tani jemi futur në fazën përmbyllëse të dialogut. Pa asnjë dyshim sot jemi shembull i mirë i paqes dhe dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira me të gjithë. Derisa po përgatitemi ta festojmë 10 vjetorin e pavarësisë kemi arritje të mëdha nga të rinjtë tanë në sport. Jemi krenar me të arriturat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.