Site icon PrishtinaPress

Presidenti Thaçi thotë se anëtarësimi i Kosovës në “Egmond Group” është dëshmi e luftës ndaj korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e konsideron anëtarësimin e Kosovës në “Egmont Group” si të arritur të rëndësishme

Sot Kosova u bë shteti më i ri anëtar i organizatës Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare (Egmont Group of Financial Intelligence Units), që është organizatë ndërkombëtare me 152 njësi të inteligjencës financiare të specializuara në luftimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Thaçi konsideron se anëtarësimi në këtë organizatë dëshmon se Kosova ka përmbushur standardet sa i përket luftës ndaj pastrimit të parave, krimit financiar e financimit të terrorizmit.

“Pas një pune disavjeçare, Kosova u anëtarësua në Egmont Group dhe kjo është një e arritur e rëndësishme në nivel ndërkombëtar për subjektivitetin tonë. Kjo organizatë bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit. Ky anëtarësim dëshmon se vendi ynë i ka përmbushur standardet më të larta në këtë sektor dhe i përgëzoj të gjitha institucionet shtetërore që u angazhuan për të bërë të mundur këtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është marrë sot në samitin e vendeve anëtare që po mbahet në Katar.

Exit mobile version