Site icon PrishtinaPress

Presidenti Thaçi shpall heronj 31 dëshmorët e Brigadës 132 të Dukagjinit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nxjerrë vendim për dekorimin e dëshmorëve të Brigadës 132 të Zonës Operative të Dukagjinit.

Këtë e ka bërë duke u bazuar në nenin 84 (pika 28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094, për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 04/L-070, për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në mbështetje të neneve 4 (1 dhe 3), 5 (1.1), 10, 28, 29 dhe 30 (2) të Rregullores (P) nr. 04/2016 për llojet e dekoratave dhe procedurat për dhënien dhe revokimin e tyre (21.12.2016), ka nxjerrë vendim për dekorimin e dëshmorëve të Brigadës 132 – Zona Operative e Dukagjinit.

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, meritat e veçanta, veprat e trimërisë dhe sakrificës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Urdhri “Hero i Kosovës” iu dha dëshmorëve të Brigadës 132 – Zona Operative e Dukagjinit: Adem Hazir Delija, Agron Zenun Gashi, Albert Ali Qelaj, Ali Shaban Rama, Arben Adem Hereci, Arben Mehmet Mehmetaj, Bajrush Ramë Mehmetaj, Beqë Sefer Gashi, Demë Ali Qelaj, Driton Mujë Zeneli, Fitim Selman Smajli, Gani Sadri Brahimaj, Halil Islam Thaçi, Idriz Bajram Gucati, Islam Halil Ademaj, Isuf Tahir Olluri, Lan Dervish Rexha, Misin Bardhosh Qelaj, Muhamet Avdyl Zeneli, Muhamet Rrustem Alija, Nikë Sokol Hajdari, Ramë Tahir Mehmetaj, Rifat Hasan Smajli, Selim Qerim Salihu, Shaban Tafë Kelmendi, Tafë Hasan Nimani, Valon Muharrem Gashi, Xheladin Azem Salihu, Xhevdet Shaban Hoti, Zef Gjon Krasniqi, Zeqir Isuf Gashi.

Exit mobile version