Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu.
Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president. Ai theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.