-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi pritet t’u prijë bisedave në Bruskel?

Zhvillimet e fundit – afera e Trenit – ka mundësi ta ndryshojë në një fare mase ekipin e Kosovës, që marrin pjesë në bisedimet me palën serbe në Bruskel.

Prej javës së ardhshme Kryeministri Mustafa do të mund të jetë i shoqëruar edhe nga Presidenti Thaçi, në dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel. Ose anasjelltas: Presidenti Thaçi do të mund të jetë i shoqëruar nga Kryeministri Mustafa.

Mënyra se si po eskalonte situata me trenin, që po lëvizte nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, e ka trembur Brukselin.

Ata, tash, përmes Frederika Mogerinit, shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, i kanë dhënë sinjalet e para, ku kërkohet ndryshim, ose pasurim i delegacionit edhe me Presidentin Thaçi, që si duket për kohë krizash është edhe më tutje i patejkalueshëm.

“Tensionet e fundit tregojnë që Beogradi dhe Prishtinë duhet të bëjnë përpjekje shtesë për dialog”, ka shkruar dje Mogherini, duke paralajmëruar ndryshime për këtë të martë

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe, tashmë, ish – zëvendëspresidenti, Joe Biden, që fill pas krizës së trenit bisedoi me Thaçin dhe Vucicin për ulje të tensioneve dhe për komunikime më intensive në mes të palëve.

Pas këtyre kontakteve dhe zhvillimeve ka reaguar Vucic, duke thënë se në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të ekzistojë një linjë direkte telefonike, ku do të mund të flisnin për probleme eventuale.

Këtë kërkesë të Vucicit nuk e ka refuzuar as Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img