Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.
Thaçi ka falënderuar ambasadorin Koinuma për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes fondeve dhe granteve të ndryshme.
“Japonia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka përkrahur vazhdimisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor”.
Ambasadori Koinuma u shpreh i gëzuar me detyrën e tij të re dhe konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
“Viti 2019 shënon dhjetëvjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Do të shendojmë këtë me bashkëpunim më intensiv”, u shpreh Ambasadori Koinuma.
Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Koinuma për detyrën e re. “Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur”, u shpreh Presidenti Thaçi.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.