Presidenti i vendit, Hashim Thaçi parashihej që sot të jetë në Krushë të Vogël me fillim nga ora 12:00 por kjo gjë u anulua në momentet e fundit.
Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se agjenda e Thaçit tashmë ka ndryshuar.
Ndërkohë burime të Indeksonline bëjnë të ditur se anulimi i kësaj vizite të Thaçit në Krushë të Vogël u bë për arsye të situatës momentale në veri të Mitrovicës.
Tashmë në veri gjenden forca të shtuara të Policisë së Kosovës, pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Serbisë që do ta vizitojnë Kosovën ndonëse nuk kanë marr leje nga autoritetet kosovare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë sot për Indeksonline se leja për vizitë sot në veri të Mitrovicës u është anuluar zyrtarëve serb.