Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur nënshkrimin që ndodhi pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump.
Thaçi ka shkruar se e përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes dhe lidershipin e administratës Trump për arritjen e kësaj marrëveshje.
“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington sot. Mirënjohës Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe Emisarit Richard Grenell për lidershipin e tyre në këtë process. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe vazhdimin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shkruar Thaçi.
I salute the signing of agreement b/w #Kosovo & #Serbia, today in Washington. Grateful to @WhiteHouse, @realDonaldTrump, and @RichardGrenell for their leadership in this process. Kosovo now will continue working on economic dev., jobs, and further domestic & int'l consolidation. pic.twitter.com/Xha4BU1pLg
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 4, 2020