Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris.
Ai në finale mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.
Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë.
Pas këtij triumfi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar fitoren e Akilit duke vlerësuar këtë fitore si “një dhuratë për Republikën e Kosovës në ditëlindjen e saj të dhjetë” .
Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook: